Lajme

Zyberaj: Gratë luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 26 January 2021

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR’së, Jetlir Zyberaj ka thënë se kjo parti gjithmonë e ka pasur mision angazhimin e gruas në politikë.

Zyberaj, gjatë një takimi me Forumin e Gruas së AKR’së, ka thënë gratë luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit.

“AKR e ka bindje dhe politikë të përbrendësuar që gratë do të vazhdojnë të luajnë një rol tejet të rëndësishme në ndërtimin e shtetit, ashtu siç bënë dikur në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka thënë se kjo parti e ka mission angazhimin e gruas në politikë.

“AKR qysh nga themelimi e ka pasur mision në vetvete angazhimin e gruas në politikë dhe fuqizimin e saj përmes këtij angazhimi.

Jemi nga partitë e pakta në Kosovë që vazhdimisht në pozitat kyçe si në parti si në institucione ka pasur të vendosura gra të zonjat. Kjo qasje e jona është rikonfirmuar edhe në takimin e radhës që kemi pasur me Forumin e Gruas së AKR-së në vazhdën e mobilizimit të strukturave për zgjedhjet që po na presin.

Nuk do të pushoj asnjëherë ta them se na duhet një skenë politike gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Zyberaj garon me numrin 44 në listën e AKR’së/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera