Sport

Zvonimir Boban përlotet derisa dëgjonte fjalimin emocionues të Luka Modric

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 24 September 2018

Luka Modric i ka dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, duke e fituar çmimin e FIFA-s për ‘Lojtarin e Vitit’.

Pas një sezoni fantastik me Real Madridin dhe ekipin e Kroacisë, 33 vjeçari ka marrë vota të mjaftueshme nga kapitenët e ekipeve kombëtare për të fituar çmimin ‘The Best’.

Pas tërheqjes së këtij çmimi, Modric nuk ka lënë pa përmendur edhe idhullin e tij, Zvonimir Boban.

-Advertisement-

“Unë dua të përmend idhullin tim, komandantin e Kroacisë të vitit 1998, frymëzimin tim të madh, Boban, i cili ka frymëzuar gjithë Kroacinë”, ka deklaruar Modric.

Derisa Modric po thoshte këto fjalë, në ekran u shfaq Boban, që nuk mund të përmbante lotët nga emocionet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera