Rozë

Zvogëloi gjoksin, ylli televiziv zbulon rezultatin me krenari (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 08 October 2020

Chloe Ferry ka treguar me krenari gjoksin e saj më të vogël, pasi udhëtoi drejt Turqisë për të kryer operacionin për zvogëlimin e tij.

Ylli 25-vjeçar fillimisht tregoi implantet e saj të vjetra, e më pas zbuloi edhe pamjen e re. Në “Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit disa poza ku tregon se si duket me ndryshimin që ka bërë në trupin e saj.

Ferry shfaqet me një palë bikini me fije diamanti ku zbulon gjoksin e vogël dhe që duket se i pëlqen shumë pamja e saj e re. “Dy ditë pas operacionit tim, këto janë gjokset e mia të vogla”, shkruan ajo krahas postimeve.

-Advertisement-

25-vjeçarja shprehet se ndihet shumë mirë dhe se nuk ka asnjë shqetësim që kur ka bërë operacionin në Turqi. Ylli e ka kryer operacionin të hënën dhe i ka mbajtur fansat të informuar për çdo detaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera