Lajme

Zvicrra mbyll 5 ambasada e saj ne keto vende te Europes

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 05 August 2017

Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO) dhe Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) kanë vendosur të mbyllin përfaqësitë e tyre në pesë shtete të Evropës Lindore.

Fjala është për Hungarinë, Çekinë, Poloninë, Sllovakinë dhe Letoninë. Mbyllja do të bëhet në fund të këtij viti, njofton radio SRF.

Nga kjo masë janë prekur ose do të mbeten pa punë 13 persona në Budapest, Pragë, Varshavë, Bratisllavë dhe Riga, përcjell albinfo.ch. Personave që humbin me këtë rast punën, nuk u është ofruar vend i ri pune nga federata.

-Advertisement-

Arsyeja për këtë veprim është se Këshilli Federal ka vendosur që Zvicra të japë ndihma financiare për vendet e reja të BE-së vetëm pasi që të përparojnë negociatat me BE-në. Fjala është për shtetet të cilat në Bashkimin Evropian kanë hyrë në vitin 2004.

Zvicra përmes qendrave të saj në vendet e përmendura ka mbështetur  projekte të përkujdesjes për njerëzit e moshuar, për ndërtim kanalizimesh dhe ujësjellësash etj.

Projektet në Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari dhe në gjashtë vendet tjera të reja të BE-së nga fillimi ishin të kufizuara për dhjetë vite, transmeton albinfo.ch. Por, megjithatë, deri pak kohë më parë kishte shpresa se do të vazhdohej me projekte të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera