Sport

Zvicra po bën presion të madh për Andi Zeqirin, zbulohet kur mund t’i bashkohet përfundimisht Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 15 January 2021

Sulmuesi kosovar i Brightonit, Andi Zeqiri po vazhdon të jetë prej çështjeve më të përfolura nga mediet kosovare dhe ato zvicërane.

Ai vazhdimisht ka qenë i lidhur me përfaqësim të ndonjë Kombëtares së Kosovës ose asaj të Zvicrës, shkruan Periskopi.

Derisa mediet zvicërane vazhdimisht shprehnin optimizëm se ai do ta zgjedhë të luajë për ‘helvetikët’, ato kosovare tregonin një anë tjetër dhe, bazuar edhe në deklaratat e babait të Andit – Avdiut – shpreshnin bindjen se 24-vjeçarin do ta shohim në fanellën e ‘Dardanëve’.

-Advertisement-

Periskopi ka kontaktuar sot me babain e Andit, Avdiun, i cili ka treguar se në mesin e muajit shkurt, saktësisht me 15 shkurt do të udhëtojë drejt Kosovës kur edhe do të zhvillojë një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

‘Më 15 shkurt do të vij në Kosovë dhe sigurisht se do të takohem me presidentin e FFK-së, Agim Ademi,” u shpreh Avdiu fillimisht.

”Duhet të them se, nëse arrihet marrëveshja, Ademi është më meritori për këtë. Ai vazhdimisht qëndron në kontakt me Andin, madje i shkruan edhe personalisht.

”Pasi të arrihet marrëveshja, do ta them edhe publikisht se njeri më meritor për prurjen e Andit në Kombëtare është Ademi.”

Për më tepër, ai ka theksuar se Zvicra po bën vazhdimisht presione burokratike dhe po vë pengesa që ai të ndryshojë mendje sa i përket Kombëtares që do ta përfaqësoje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera