Lajme

Zvicra ndihmon Kosovën me 500 mijë franga për blerjen e ventilatorëve

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 03 April 2020

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka alokuar 500 mijë franga për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit për media nga ambasada e Zvicrës thuhet se ata qëndrojnë afër Kosovës në luftën koronavirusit.

“Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit. Zvicra përgëzon Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe përgjigjet e tjera të para për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera