Lajme

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike, gjobë për këdo që thyen ligjin

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 06 November 2024

Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike, i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkave”, do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2025-tës, tha qeveria zvicerane të mërkurën.

Ky ndalim, që kaloi me një dallim të vogël votash në një referendum të vitit 2021 dhe që u dënua nga shoqatat myslimane, u inicua nga i njëjti grup që organizoi ndalimin e minareve të reja në vitin 2009.

Këshilli Federal qeverisës tha në një deklaratë se ka vendosur datën e fillimit të ndalimit dhe se kushdo që do ta shkelë atë pa të drejtë do të përballet me një gjobë deri në 1.000 franga zvicerane.

-Advertisement-

Ndalimi nuk vlen për avionë ose për ambiente diplomatike dhe konsullore, ndërsa fytyrat mund të mbulohen edhe në vendet e adhurimit dhe vende të tjera të shenjta, tha qeveria.

Mbulimi i fytyrës do të mbetet i lejuar për arsye të shëndetit dhe sigurisë, për zakone vendase ose për kushte moti, tha ajo. Gjithashtu, do të lejohet për arsye artistike dhe argëtimi, si dhe për reklamim, shtoi ajo.

Nëse këto mbulime janë të nevojshme për mbrojtje personale në ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe të bashkimit, ato duhet të lejohen nëse autoriteti përgjegjës e ka miratuar tashmë dhe nuk dëmtohet rendi publik, thuhet në deklaratë.REL

/REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera