Sport

Zvicra ia kthen favorin Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 00:35 | 21 November 2018

Fitorja e Kosovës kundër Azerbajxhanit nuk ka kaluar pa u parë edhe nga mediat e Zvicrës

Derisa gjatë Botërorit ballinat e mediave të Kosovës ishin mbushur me Kombëtaren e Zvicrës, kryesisht për shkak të suksesit të Behramit, Shaqirit, Xhakës, Xhemajlit, etj, ata sonte kanë bërë një gjest interesant.

Kështu, njëri prej mediave më të mëdha në shtetin helvetik, Blick.ch ia ka kushtuar ballinën Kombëtares së Kosovës.

-Advertisement-

Për me tepër ky medium ia ka vënë titullin “Tash Kosova luan për një biletë në Evropian”.

Ndryshe, gjatë gjithë Botërorit, ndeshjet e Zvicrës në Rusi përcilleshin me një ankth edhe në Kosovë.

Kjo si duket nuk ka shkuar pa u parë nga zviceranët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera