Lajme

Zvicra feston ditën e saj kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 01 August 2022

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot. Në vitin 1291 tri kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Një grup burrash liridashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit.

Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.

-Advertisement-

Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.

Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi.

1 Gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera