Lajme

Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në arsim

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 24 February 2020

Hykmete Bajrami, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Në këtë takim ambasadori i Zvicrës theksoi që do të vazhdojnë të mbështesin arsimin në Kosovë shkruan gazeta inFokus.

“Ambasadori Jean-Hubert Lebet i uroi ministres Bajrami detyrën, ndërsa theksoi se Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë, respektivisht implementimin e programit qeveritar për arsimin”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Ndërsa ministrja Bajrami, theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga Zvicra.

“Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin për mbështetjen që Zvicra ka dhënë nëpër vite në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, e në veçanti në sektorin e arsimit. Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme në mënyrë që të realizohet misioni për ndryshime pozitive në të gjitha nivelet e arsimit”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera