Zvicra dënon një ish-komandant të huaj me 20 vite burgim për vrasje e ngrënie të zemrës së njeriut
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 19 June 2021
Një ish-komandant rebelësh nga Liberia u dënua të premten në Zvicër me 20 vite burgim për dhunime seksuale, vrasje dhe akte të kanibalizmit. Ky është një nga dënimet e para që u dha për luftën civile të shtetit të vogël të Afrikës Perëndimore.
Rasti gjithashtu ishte gjykimi i parë për krime lufte në një gjykatë civile në Zvicër. I dënuari, Alieu Kosiah, i njohur me noftëkn “djali i ashpër”, ishte pjesëtar i grupit rebel, ULIMO, që luftohte kundër ushtrisë së ish-presidentit Charles Taylor në vitet e nëntëdhjeta.
Kosiah u përball me 25 akuza, përfshirë një ku akuzohej për ngrënien e pjesëve të zemrës së një njeriu. Ai u shpall fajtor për 21 akuza, sipas dokumenteve të Gjykatës Federale të Zvicrës.
Ai ishte arrestuar në vitin 2014 në Zvicër, ku jetonte si banor i përhershëm. Sipas një ligji zviceran të vitit 2011, autoritetet kanë të drejtë të realizojnë ndjekje penale për krime serioze të kryera kudo në botë, sipas parimit për juridiksion të përgjithshëm.
Një person që rrëfeu se Kosiah kishte dhënë urdhër për vrasjen e vëllait të tij i nxiti banorët tjerët të Liberisë që të paraqiten si dëshmitarë dhe të sigurojnë dënim më të rëndë për të akuzuarin, shkruan CNN.
Liberia e ka injoruar trysninë për t’i ndjekur penalisht të dyshuarit për krime në luftërat e njëpasnjëshme nga viti 1989 deri më 2003. Në këto luftëra morën pjesë mijëra fëmijë që u shndërruan në ushtarë. Pjesëmarrja e tyre u nxit nga rivaliteti mes etnive.
Të tjera
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...