Zvicerani që e la Zvicrën për Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 09 August 2017
Kur para rreth dy muajsh, një televizion kosovar kishte prezantuar “emigrantin shembullor” nga Zvicra në Kosovë, 41 vjeçarin Kurt Trachsel, emisioni kishte bërë jehonë të jashtëzakonshme dhe ishte shpërndarë nga shumë media tjera, zvicerane dhe shqiptare.
Kurt prezantohej si një bujk zviceran që kishte emigruar në Kosovë dhe krahas punës prej bujku, bënte edhe punë humanitare. Ai e kishte mësuar në mënyrë të përsosur shqipen dhe prezantohej si njeri i integruar në mënyrë po ashtu të përsosur në mesin e shqiptarëve të Kosovës. “Ndërkaq, ajo që Kurt kishte heshtur me qëllim, thotë blick.ch., është puna e tij prej misionari të krishterizmit.”.
Sipas blick-ut, kjo “fasadë ka pëlcitur” kur gazetarët e kanë vizituar Kurtin në fshat. Të pyetur për shtëpinë e tij, fqinjët reagojnë të acaruar, transmeton albinfo.ch. “Kjo është sikur të pyesësh për shtëpinë e Bin Ladenit”, u thotë përkthyesi gazetarëve. Është kështu sepse banorët këtu mendojnë se Trachsel është një misionar i cili dëshiron t`i kthejë ata në krishterizëm, që është një tabu për këtë ambient mysliman.
Me të arritur në kompleksin e godinave të “Kurtit të Kosovës”, atmosfera acarohet. “Kurti nuk është këtu, mos fotografoni”, thërret një burrë, i cili duket se punon për Kurt Trachsel-in. Ndërsa kur flitet për godinën, ajo është një klinikë e udhëhequr sipas parimeve të krishtera, për rehabilitimin nga varësia të të varurve nga droga. Në bodrum të saj janë palosur me tonelata paketa për pica. “Këtu të varurit punojnë deri në 18 muaj”, thotë punëtori. Ata prodhojnë paketime, kryesisht për pica.
Ndërsa në listën e të punësuarve të kësaj qendre rehabilitimi shihet një grumbullim fanatikësh dhe misionarësh, përcjell albinfo.ch. Njëfarë Steve Beiler është në mesin e tyre, misionar aktiv i “Kishës së Nazarenëve”. Për terapi është përgjegjës Patrick Walser. Ky pedagog social është i afërm me kishën ungjillore baptiste në Buchwiesen. Kjo kishë propagandon kundër këngëtarit Justin Bieber dhe kundër seksit para martesës. Dhe, pikërisht kjo kishë është shumë aktive në Kosovë. “Një kishë tipike evangjeliste e lirë, me fokus të fortë misionar”, shprehet eksperti i sekteve, Georg Schmid.
Në portalin përkatës jesus.ch, Tracshel e thotë hapur: “Ne jemi te krishterë të bindur dhe përpiqemi që vlerat tona t`i përcjellim më tutje”.
Kështu, “Kurti i Kosovës” provon që të bëjë punën e misionarit me të sëmurët nga varësia e drogës, me më të dobëtit nga më të dobëtit. Mjeku i kësaj fushe, Philip Bruggmann thotë se kjo është një absurditet. “Përzierja e rehabilitimit nga droga me punën e misionarit është diçka e ndjeshme, pasi që pacientët në ketë rast vihen në një pozicion të vështirë jetësor”, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, pikërisht në rehabilitimin nga drogat e forta duhet të ketë mbikëqyrje të ngushtë mjekësore, thotë eksperti.
I përballur me akuzat, Trachsel përgjigjet me zë të ulët. Ai e thotë “ne të gjithë jemi të krishterë dhe financimi bëhet edhe nga organizatat religjioze”. Por cilat janë ato organizata saktësisht, ai nuk i di përmendësh. Dhe tashmë atij nuk i pëlqen vëmendja publike. “Ne këtu në çdo kohë mund të sulmohemi nga ekstremistët myslimanë”, thotë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...