Lajme

Zviceranët blejnë në Francë, por edhe atje iu rriten çmimet

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 10 December 2022

Çdo fundjavë, shumë që jetojnë pranë kufirit francez shkojnë për të bërë pazarin e tyre javor në Francë, me besimin se është më e lirë. Por shifrat tregojnë se për shkak të inflacionit francez dhe të ashtuquajturit ‘efekt zviceran’ përfitimet po bien.

Grupi mediatik, France Bleu dhe firma kërkimore NielsonIQ mbajnë gjurmët e çmimeve në zonat kufitare franceze dhe tregojnë se çmimi i një shporte produktesh të përdorura rregullisht është rritur me rreth 15%.

Kjo është më e lartë se mesatarja franceze – por çmimet në zonat kufitare franceze janë gjithmonë më të larta për shkak të afërsisë me Zvicrën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

-Advertisement-

Meqenëse inflacioni në Zvicër është më i ulët, diferenca e çmimeve po bie. Komentuesit theksojnë nëse shtoni çmimin e karburantit për të vozitur përtej kufirit – mund të jetë më lirë të blini këtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera