Lajme

Zvicër, shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 15 January 2020

Sot në Zvicër shënohet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mban tubim kushtuar viktimave të gjenocidit.

Ky aktivitet zhvillohet në 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe dhe në njëvjetorin e miratimit të rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, ku 15 janari shpallet “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë”.

-Advertisement-

Tubimi mbahet në GZ Oerlikon Gubelstarsse 10 në Zurich, nga ora 19:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera