Lajme

Zvicër: 19-vjeçari kosovar denoncon grafitin provokues Kosova=Serbia

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 22 January 2020

Njerëz të panjohur kanë shkruar me spray, me shkronja të mëdha grafitin “Kosova = Serbi”.

Bëhet fjalë për mbishkrimin që është parë në një mur ngjitur me një parking në Zürcherstrasse në Winterthurit.

“Është provokim i pastër”, thotë 19-vjeçari, transmeton albinfo.ch. Ai ashku sikurse i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës në Zvicër, ndihet i zemëruar në lidhje me këtë. “Është një fyerje që ne nuk e tolerojmë. Prandaj kjo duhet të hiqet”.

-Advertisement-

Sipas tij, grafiti në fjalë duhet hequr po ashtu për faktin se është racist:

“Mbishkrimi është kundër një kombi të tërë, i cili me këtë rast mohohet”, shkruan 20minuten.ch.

Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës është mjaft i madh, sepse nuk duhet derdhur naftë shtesë në zjarr me provokime të tilla, thotë Raduni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera