Lajme

Zvarritjet rrezikojnë parashkrimin e plotë të aktakuzës ndaj Shukri Bujës

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 15 January 2020

Njëzet muaj ka zgjatur gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja dhe disa zyrtarëve të kësaj komune, të akuzuar për korrupsion.

Nga ky grup janë të vetmit zyrtarë që nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë dënuar me burgim, porse shkalla e dytë ka aprovuar ndërkohë ankesën e të akuzuarve dhe prokurorit, duke e kthyer rastin në rigjykim. Disa muaj pasi lënda është kthyer në rigjykim nga Apeli ende nuk është caktuar seancë për këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për pasojë është gati e pamundur që një pjesë e të akuzuarve të marrin përgjigje nga gjykata në lidhje me veprimet që ua atribuon Prokuroria Speciale nëse procesi gjyqësor nuk përfundon brenda disa muajve në të dy shkallët. Madje, edhe nëse seanca e parë do të caktohej brenda disa ditëve.

-Advertisement-

Kjo për shkak se aktgjykimi i Themelores sërish do të atakohet në Gjykatën e Apelit qoftë nga të akuzuarit, qoftë nga prokurori i rastit. Ky proces ka edhe peshë të veçantë publike – është duke u monitoruar nga Bashkimi Evropian dhe është në regjistrin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera