Lajme

Zvarritja e ligjeve dëmtoi gratë në realizimin e të drejtave pronësore

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 26 November 2017

Zvarritja e tri ligjeve bazike që rregullojnë barazinë gjinore në të drejtat pronësore, Ligji për Noterinë, ai për Trashëgiminë dhe Ligji për Procedurën Jokontestimore, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile u ka kushtuar shumë grave dhe vajzave të cilat kërkojnë të drejtën e tyre pronësore.

Këto tri ligje ka pothuajse një vit që janë zvarritur, pasi dështuan të miratohen pas rënies së Qeverisë dhe shpërndarjes së Kuvendit.

Si rezultat i shpërndarjes së Kuvendit, këto tri ligje është dashur të riprocedohen nga fillimi.

-Advertisement-

Kjo zvarritje e miratimit të pakos ligjore u ka kushtuar shumë atyre grave dhe vajzave që kanë kërkuar të drejtat e tyre.

Shumë prej tyre nuk kanë mundur të trashëgojnë për shkak të zbrazëtirave që ekzistojnë në ligje.

E, një nënë nga Prishtina, në mungesë të pronës dhe kujdesit nga ish-burri, po ka problem ta mbajë fëmijën e saj.

Ajo ka rrëfyer se nuk ka para që as bukë t’i blejë fëmijës së saj, pasi ish-bashkëshorti i saj nuk e ka paguar alimentacionin. /kallxo.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera