Lajme

Zvarritja e koalicionit – aktivizohet partia e Dardan Molliqajt

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 15 January 2020

Tashmë kanë kaluar 100 ditë prej që kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Por, pavarësisht kësaj, ende nuk ka qeveri, kjo pas dy partitë e para Vetëvendosje e LDK, nuk po arrijnë gjuhë të përbashkët e të krijojnë koalicionin qeverisës, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, që  veç njëra ta bëj qeverinë, nuk i kanë votat e nevojshme në parlament.

-Advertisement-

E pavarësisht që nuk e ka asnjë deputet aty, për këtë çështje janë aktivizuar edhe PSD.

Këta kanë njoftuar se në zyret qendrore të saj kanë mbajtur mbledhë përfaqësuesit e degëve, për situatën politike, shkruan gazeta inFokus.

“Sot, në zyrën qendrore të PSD-së, u mbajt mbledhje me të gjithë përfaqësuesit e degëve, ku u diskutua për situatën politike dhe domosdoshmërinë angazhimit për të jetësuar orientimin e ri politik edhe në rrafshin organizativ. Përkundër një qeverisjeje populiste në ardhje, komunitetet e ndryshme duhet të angazhohen për shoqëri demokratike”, thuhet në njoftimin e PSD.

Partia tashmë e Dardan Molliqajt në zgjedhjet e kaluara ishte bashkë me AAK-në, mirëpo asnjë kandidat socialdemokrat nuk arritën votat e duhura për t’u futur në Kuvend./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera