Zv.ministri i Drejtësisë: Kurti do t’i përgjigjet Prokurorisë, kryeministri ka status të privilegjuar
Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 17 December 2024
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli në “Politiko”, është shprehur i bindur se kryeministri i vendit, Albin Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale.
“Ajo çka është e sigurt në këtë moment është që kryeministri i Republikës së Kosovës do t’i përgjigjet pozitivisht sipas çdo etike politike dhe institucionale”, ka thënë Qorrolli.
Megjithatë, Qorrollli ka thënë se kjo do të ndodhë kur të përshtatet agjenda mes kryeminstrit dhe prokurorit përkatës, ndërsa ka theksuar se institucioni i Kryeministrisë është i privilegjuar kudo nëpër botë.
“Do t’i përgjigjet brenda kufijve të arsyeshmërisë kohore dhe ajo që lidhet me një agjendë të tij të përshtatshme për t’u marrë vesh të dy palët, për shkak se institucioni i kryeministrit gjithandej botës është i priviligjeruar dhe dakordimi për t’u marrë në pyetje për çështje të tilla atëherë është çështje e protokollit të dy agjendave, të prokurorit dhe kryeministrit”, ka thënë Qorrolli.
Ndryshe, kryeministri Kurti nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore. Megjithatë, ai ka shprehur gatishmërinë që t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.
Të tjera
-
Punimet nesër bllokojnë rrugën Prishtinë-Pejë
Të mërkurën në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, se...
-
Bomba që vrau gjeneralin rus thuhet se ishte fshehur në skuter elektrik
Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse dhe ndihmësi i tij...
-
Protesta e palajmëruar nga punëtorët e “Pastrimit”, një pjesë e tyre dalin
Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kishin paralajmruar se sot do të mbajnë prot...
-
Sot raundi i takimeve në dialogun Kosovë-Serbi
Sot pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në n...
-
Gjermania raporton 4 raste të variantit të ri Clade Ib
Autoritetet gjermane raportuan të hënën katër raste të variantit të ri Clade ...
-
Haxhiu bën fushatë në Facebook, kërkon 500 mijë vota për pavarësi nga siç tha ajo “Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se janë duke vazhduar garën ...
-
Vetëm një vend në Europë paguan gratë më shumë se burrat
Hendeku gjinor në paga përfshin shumë më tepër sesa thjesht barazinë e pagave...
-
Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri ...
-
Të shtënat me armë zjarri në SHBA, autore një 15-vjeçare! I jep fund jetës pas krimit në shkollë
Autoritetet në SHBA kanë identifikuar autoren e sulmit në një shkollë të kris...
-
Dronët në disa shtete amerikane, reagon presidenti i zgjedhur Trump: Diçka e çuditshme po ndodh
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi të hën...
-
A mund të ndërtohet fabrika e municionit në Skenderaj, tregon Maqedonci
Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka përjashtuar mundësinë që fabrika për p...
-
Gjoshi: PDK-ja do ta drejtojë vendin, preferojmë koalicion me LDK-në para VV-së
Betim Gjoshi, sekretar organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dekla...