Lifestyle

Zumba nuk lejohet në Iran

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 19 June 2017

Zumba është një klasë mjaft e përhapur në palestra, për të rënë në peshë, për të humbur kalori dhe pse jo  për të shijuar ritmin.

Por në Iran këto ushtrime nuk lejohen, pasi autoritetet e vendit deklaruar se ky kërcim “është kontrovers me ideologjinë islamike”.

“Në kuadër të aktiviteteve të tilla si Zumba, performimi i lëvizjeve ritmike apo kërcimit në ndonjë lloj forme nuk është ligjore në asnjë formë apo titull dhe kërkohet ndalimi i lëvizjeve të tilla”, shkruan Ali Majdara, kreu i Federatës së Përgjithshme të Sporteve në Iran , në një letër publike dërguar ministrit të Rinisë në fillim të muajit.

-Advertisement-

Fedarata vazhdon të nxisë zhvillimin e “atletikës për këdo në kuadrin e ideologjisë supreme islame”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera