Lifestyle

Zuckerberg kritikon sistemin

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 27 May 2017

Themeluesi dhe administratori i deleguar i Facebook, Mark Zuckerberg është rikthyer në të njëjtin universitet ku e dëbuan, Harvard, për të marrë çmimin honoris causa.

Në fjalimin e tij ai tha se “sfidat e ditëve të sotme” janë një luftë kundër tendencave autoritare dhe nacionalizmit për të arritur në një shoqëri më të barabartë dhe më të lidhur.

“Ka diçka të gabuar në sistemin tonë, kur një person mund të lërë këtë vend, Harvard, e të bëjë miliardë dollarë për 10 vjet, ndërsa miliona studentë nuk mund të paguajën dot as kreditë e tyre studentorë”, tha ai.

-Advertisement-

Fjalimi i tij ka ndezur sërish zërat mbi një interesim të mundshëm të Zuckerberg për politikën, dhe ndoshta dhe një kandidaturë të mundshme për president të Shteteve të Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera