ZRRE tregon nëse do të ketë rritje të çmimeve të faturës së rrymës
Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 26 March 2024
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Në një përgjigje me shkrim, ata thonë se në vlerësimin e kostove me shumicë për vitin 2024, ZRRE ka marrë në konsideratë çmimet aktuale, pasi siç thonë “nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga palët të cilat i nënshtrohen rregullimit për rishikimin e çmimit të blerjeve të energjisë nga KEK-u, andaj nuk do të ketë ndryshim të çmimeve”.
Megjithatë, njohës të ekonomisë kanë ngritur shqetësimin e tyre në rast se do të ndodhte kjo rritje. Sipas tyre, me shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike, do të shtrenjtohen edhe produktet e konsumit, e po ashtu do të vështirësohet jeta e qytetarëve dhe të bërit biznes, raporton KosovaPress.
Në një përgjigje me shkrim, ZRRE thotë ka marrë në konsideratë çmimet aktuale.
“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e tij të dytë (II) për këtë vit, të mbajtur, më 22 mars 2024, ka miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) të operatorëve të Transmetimit/Tregut (KOSTT), Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit me Shërbim Universal (KESCO). Vlera e përgjithshme e miratuar e THL-së për periudhën rregullative prill 2024 – mars 2025 është vendosur të jetë 399.62 milionë euro.
Sipas vendimit, bordi ka kërkuar nga operatorët që bazuar në të hyrat e lejuara, të dorëzojnë sa më shpejt që është e mundur kërkesat për tarifat e reja, të cilat do të miratohen në seancën e ardhshme të bordit.
Siç përshkruhet në raportet tashme të publikuara, ZRRE nuk ka pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga palët të cilat i nënshtrohen rregullimit për rishikimin e çmimit të blerjeve të energjisë nga KEK-u, prandaj në vlerësimin e kostove me shumicë për vitin 2024, ZRRE ka marrë në konsideratë çmimet aktuale”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga ZRRE.
Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri konsideron se rritja e çmimit të energjisë do të pasonte me rritje të faturave që paguajnë qytetarët. Sipas saj, çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike, do të ndikojë në koston e bizneseve.
“Në shumë vende ka pas probleme me shtrenjtimin e energjisë elektrike, megjithatë qeveritë e ndryshme kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm për të ndihmuar vet qytetarët, por edhe sektorin privat.
Tek ne, nëse vjen deri tek shtrenjtimi i më tepërt i energjisë elektrike, atëherë kjo ndikon automatikisht në prodhim, ndikon edhe në tregti, sepse ato gjitha bizneset kanë ndërtesa të cilat i kanë me energji elektrike, përpos që produkti parë shtrenjtohet, shtrenjtohet gjithçka tjetër. Për këtë arsyeje, po shpresojmë se qeveria do të gjejë një mënyrë që të subvencionoje bizneset, në mënyrë që të mbajmë çmimet me stabilitetin e nevojshëm”, thotë Beqiri.
Beqiri derisa vlerëson se çmimi i energjisë nuk duhet të ngritët, thotë se përderisa Kosova vazhdon të jetë nën sanksione, vendi po humb edhe me fonde ndërkombëtare, pasi siç thotë ajo, nuk kanë mundësi të kenë qasje.
“Natyrisht ish dashtë mos me pas rritje, qeveritë e tjera kanë ndërmarrë hapa konkret sa i përket financimit të energjisë së ripërtritshme, ne jemi tashmë në fazën fillestare, tashmë sapo kemi filluar me disa iniciativa ne programet e ndryshme ndërkombëtare, por edhe me vetiniciativë të bizneseve të cilat po shohin për mundësinë e energjisë së ripërtritshme. Mirëpo, duke qenë Kosova nën sanksione, atëherë nuk kemi qasje as në fondet të cilat sigurojnë programe të ndryshme që do ta ndihmonin biznesin, pro edhe vet qeverinë që të ketë ndërtesa me energji efeciente”, shton Beqiri.
Se nuk duhet të rritet çmimi i tarifave të energjisë elektrike, e thotë edhe njohësi për çështje të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Sipas tij, vazhdimisht është duke u renduar jeta e qytetarëve, e po ashtu edhe të bërit biznes.
Kadriaj, po ashtu akuzon qeverinë për mungesë të politikave të mirëfillta në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Energjia elektrike është ndër produktet të cila ndikon më së lehti në rritjen e çmimeve si tek bizneset e po ashtu rrjedhimisht edhe tek shtrenjtimi i shportës së konsumit tek konsumatorit. Ky është një faktor i cili në ekonominë e tregut ka impakt të lartë, në një mënyrë barazohet me derivatet.
Kështu, në këtë drejtim nëse kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, do të rendohet jeta e qytetarëve, por njëherit edhe të berit biznes, sepse janë në një pikëpyetje të madhe sepse nuk mund ta rrisin vazhdimisht çmimin, pasi mund të ju largohen konsumatorët, ata duhet të shërbehen e ushqehen dhe gjitha produktet finale dhe si bazë të kostos e kanë energjinë elektrike.
Në këtë drejtim, çdo ditë e më shumë po rëndohet jeta e qytetarit, por kjo qeveri që është tani në pushtet, gjitha ato akuza që i ka hedhur ndaj oponentëve të vet kur ishte në opozitë, tani është duke rënë, pasi si të kaluarat edhe kjo qeveri nuk ka politika të mirëfillta të zhvillimit ekonomik”, thotë Kadriaj.
Kujtojmë se çmimet e energjisë elektrike në botë kanë nisur të rriten me të madhe në fillim të vitit 2022, kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, për çfarë nisi edhe inflacioni të rritet me shpejtësi.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































