Ekonomi

ZRRE publikon komentet pas propozimit për rritjen e çmimit të energjisë

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 28 January 2022

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interesit lidhur me propozimin e saj për shtrenjtimin çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ të ZRRE-së.

Gjithashtu është njoftuar se palët e interesit që kanë dërguar komente janë: Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO.

-Advertisement-

Ndërkaq, ZRRE ka bërë me dije se është duke pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim./Gazeta Infokus/

Komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë

INDEP_Komente ne Propozimin e ZRRE-se per tarifa te reja te energjisë

KOSTT_ Komente ndaj Raportit Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të të Hyrave Maksimale të Lejuara të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar

Komentet e FSHU ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE

Komentet e OSSH ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera