ZPS kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Salih Mustafës
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 07 July 2022
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit Salih Mustafës, i cili po gjykohet për krime lufte.
Sipas tyre, vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarit mbetet i nevojshëm dhe proporcional, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Dyshimet e bazuara dhe – megjithëse vetëm një do të mjaftonte – secili nga rreziqet e Nenit 41 (6) (b), vazhdojnë të ekzistojnë. I akuzuari ende mund të pengojë progresin e procedurës kryesisht duke ndërhyrë te viktimat, dëshmitarët dhe/ose familjet e tyre dhe masat e tjera përveç paraburgimit nuk janë në gjendje ta zbusin këtë”, thuhet në shkresën e prokurorisë.
Tutje thuhet se rreziqet e arratisjes dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme gjithashtu mbeten të larta.
“Probabiliteti i ndodhjes së tyre është rritur ndjeshëm nga përfundimi i afërt i çështjes që shënohet me mbylljen e çështjes së Prokurorisë, mbylljen e çështjes së Mbrojtjes, mbylljen e procedurës së provave dhe caktimin e fjalëve përfundimtare. Nuk ekzistojnë rrethana të reja, vetëm faktorë shtesë që luftojnë në favor të vazhdimit të paraburgimit”, ka pretenduar prokuroria.
Ndryshe, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...