Lajme

ZPS-ja kërkon të refuzohen kërkesat për lirimin e Veselit, Selimit dhe Krasniqit nga paraburgimi

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 09 November 2021

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të refuzojë kërkesat për lirim nga paraburgimi, të parashtruara nga mbrojtësit e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ata kanë konsideruar se vazhdimi i paraburgimit për tre të lartpërmendurit vazhdon të jetë i nevojshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas ZPS-së, edhe paneli i Apelit ka konfirmuar se rreziqet nga neni 41 (6) (b) vazhdojnë të ekzistojnë.

Tutje, thuhet se në vendimin e fundit për rishikim të paraburgimit, paneli i Apelit ka konfirmuar gjetjet e gjyqtarit paraprak për ekzistimin e dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës Speciale dhe arsyet e artikulueshme për të besuar se të njëjtit do të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës penale apo do të përsërisin apo tentojnë të përsërisin vepra penale.

Shkresën e plotë të ZPS-së mund ta gjeni KËTU.

Të tjera