Lajme

“Zoti të jep pushtet”, Shqiprim Arifi ia plas vajit pasi u zgjodh kryetar i Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 12 April 2022

Shqiprim Arifi ka thënë se ishte planifikim i Zotit rizgjedhja e tij si kryetar i Preshevës, pak pasi t’ia plaste vajit pasi u ul sërish në karrigen e të parit të kësaj komune.

“Pikë së pari njëherë dua ta falënderoj në këtë muaj të shenjtë Zotin, i cili ma ka mundësuar prapë me qëndru këtu dhe i cili jep pushtet, merr pushtet dhe prapë jep pushtet ashtu ai siç mendon dhe ashtu ai siç e planifikon, dhe unë jam i kënaqur me vendimin e tij që me qenë prapë këtu dhe me iu drejtu si kryetar; kjo është pikë së pari”, tha Arifi në fjalën e tij të hënën në Kuvendin Komunal.

Pasi nisi t’i falënderojë anëtarët e familjes, ai shpërtheu në vaj duke përdorur një shprehje gjermanisht.

-Advertisement-

“Unë dua të falënderoj në vazhdimësi, pikë së pari njëherë, prindt e mi… sc***… gruan time dhe fëmijët e mi.. familjen time… sch***. Pikërisht kjo nuk desha me ndodh, por ja… Familjen time, pra, shokët, miqtë, dashamirët , krejt ata që kanë kontribuar”, tha Arifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera