Lajme

‘Zot runa’, Tomë Gashi: Nëse s’do të kishte policë në veri, do të ishin vrarë doganierët tanë

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 29 September 2021

Avokati Tomë Gashi thotë se dërgimi i Njësisë Speciale në veri ishte veprim i domosdoshëm. Komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Nëse për shembull, zot runa, nuk i kish dërguar Albin Kurti policë të njësive speciale në pikat 1 dhe 31 qind për qind aty kishin ndodhur incidente deri edhe te vrasja e policëve tanë edhe doganierëve tanë’, thotë Gashi.

“Nëse kish ndodh kjo e që fatmirësisht s’ka ndodh asnjë incident, preferenca politike, një pjesë e analistëve, që s’po besoj që janë këtu, e kishin pushkatuar kushtimisht Albin Kurtin edhe të tjerët. Edhe kishin fol jo zi e më zi për qeverinë Kurti por diçka që s’kishin fol as për qeverinë e Serbisë”, theksoi Gashi.

-Advertisement-

“Njësitë tona speciale të policisë e kanë ruajt atje rendin e kanë ruajtur qetësinë sa ka qenë e mundshme edhe nuk ka asnjë incident”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera