Lajme

Zoran Zaev vizitoi Ziadin Selën, sqaroi edhe veprimet e mëtutjeshme politike (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 04 May 2017

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev e ka vizituar Ziadin Selën në Spitalin e Tetovës për të parë gjendjen e tij shëndetësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

 Pas vizitës Zaevi sqaroi për opinionin aspekte të veprimeve të mëtutjeshme politike drejt marrjes së mandatit dhe krijimit të qeverisë së re.

”Disa thonë se Sela dhe Zaevi janë lënduar më shumë, por qytetarët e dijnë saktë se çfarë ndodhi. Nuk dua të komentoj këtë më, sepse të gjithë duam të shohim përpara. Uroj të mos përsëriten këto gjëra më në Maqedoni. Më vjen mirë që kolegu im Ziadin Sela është duke u përmirësuar. Biseduam me të për hapat e radhës politik si partnerë të mundshëm koalicioni. Me atë shkëmbyer mendime, ide dhe plane.

Do të presim mandatin nga Ivanovi në afat prej 10 ditësh, duke filluar nga sot, pasi që tashmë letra për shumicë parlamentare ka arritur te ai. Shpresoj që në afat edhe më të shkurtër të jepet mandati për formimin e qeverisë së re.

-Advertisement-

Kam marrë pajtueshmëri nga Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, ndërsa do të takohem edhe me Bilall Kasamin, që si koalicion me 67 nënshkrime ta vizitojmë kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, që t’ia vërtetojmë unitaritetin e shtetit, respektimin e shumëetnicitetit, rendit kushtetues. Të gjithë jemi për një plan për t’i ndihmuar Ivanovit që ta jep mandatin.

Ivanovit do t’ia dorëzoj personalisht programin qeveritar për ta bindur për të gjitha dilemat që ai ka”, tha mes tjerash Zaevi./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera