Lajme

Zona Ekonomike në Lumadh merr dritën e gjelbër, kryetari i Vushtrrisë uron qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 01 May 2021

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT.

Ai përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se komuna do të vazhdojë me procedimin e nënshkrimit të kontratave me subjektet fituese.

Mbrëmje dhe e vetme – vajza bie në puset, por ndihmohet nga një kalimtar i rastit

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Procesi i vendosjes së bizneseve në Zonën Ekonomike në Lumadh është vlerësuar si plotësisht në përputhje me ligjin nga dy ministritë e linjës, MAPL dhe MINT. Komuna tani do të procedoj me nënshkrim të kontratave me subjektet fituese në përputhje me ligjin. Urime!”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera