Zona e udhëtimit të lirë të Evropës do të mirëpresë Kroacinë, por ndalon Rumaninë dhe Bullgarinë
Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 08 December 2022
Opozita e udhëhequr nga Austria do të parandalojë që Bullgaria dhe Rumania ta fitojnë miratimin të enjten për t’u bashkuar me zonën e udhëtimit pa kontroll të Evropës, megjithëse 26 vendet anëtare të saj pritet ta pranojnë Kroacinë, shkruan Reuters.
E ashtuquajtura zona Shengen – një pakt midis vendeve për të hequr kontrollet kufitare për ata që udhëtojnë midis territoreve të tyre – është ndër arritjet kryesore të integrimit evropian.
Por ajo ka rënë gjithnjë e më shumë nën presion gjatë dekadës së fundit duke kufizuar aftësinë e shteteve anëtare për të mbajtur nën kontroll migracionin dhe për të gjurmuar në mënyrë efektive kërcënimet e sigurisë.
Kancelari austriak, Karl Nehammer, në fillim të kësaj jave tha se Vjena kundërshtoi lejimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen, një klub i përbërë nga 22 vende të Bashkimit Evropian, si dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
“Ne kemi nevojë për më shumë kohë. Për momentin kemi 75 mijë migrantë ilegalë të paregjistruar në Austri – që do të thotë se ata kanë kaluar një kufi të jashtëm të BE-së dhe kanë arritur në Austri. Kjo duhet të zgjidhet së pari”, tha ai.
Kjo ndodh pavarësisht se Komisioni Evropian ekzekutiv i BE-së në mënyrë të përsëritur deklaroi se të tre vendet plotësuan kërkesat e nevojshme teknike që kanë të bëjnë me kontrollet kufitare, mbrojtjen e të dhënave dhe politikat e vizave, ndër të tjera.
Një burim i qeverisë rumune tha se Bukureshti ishte i vendosur për të siguruar një vendim nga takimi i ministrave të punëve të brendshme në Bruksel të enjten, në favor të zgjerimit.
“Austria është plotësisht e izoluar në nivel evropian. Ne nuk do të ndalemi derisa të kemi shterur të gjitha mënyrat e mundshme të veprimit në këtë temë”, tha burimi.
Holanda mban anën e Austrisë në kundërshtimin e dhënies së qasjes Bullgarisë, me Hagën duke përmendur shqetësimet mbi qeverisjen dhe migrimin.
Meqenëse të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord që një vend kandidat të jetë në gjendje të bashkohet me Shengenin, Rumania dhe Bullgaria u zhgënjyen të enjten.
“Kroacia mund të presë një vendim pozitiv, por Rumania dhe veçanërisht Bulgaria nuk do të jenë në gjendje të bashkohen ende me Shengenin. Ata do të lihen jashtë për të paktën një gjysmë viti deri në një vit përpara se të mund ta rishikojmë çështjen”, tha një diplomat i BE-së.
Të tjera
-
Me këngë e valle, hapet Ura e Madhe në Kukës/ Pamje
Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryemini...
-
Gripi i shpezëve konfirmohet në Shqipëri, AUV merr masa të menjëhershme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po monitoron me kujdes situatën zo...
-
Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën
Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë pjesë e historisë së Formulës 1 pasi finis...
-
Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën...
-
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë proje...
-
Lekaj: RTK-ja është Radio Televizioni i Kurtit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se RTK...
-
Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe
Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë. “HAPET URA E MADHE e Kukës...
-
Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Be...
-
Trump-Harris, dita e fundit e garës! Demokratja, avantazh në rang kombëtar me tre pikë!
Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më ...
-
Hoti: RTK-së, AKI-së dhe AJ-së iu cenua pavarësia e punës së tyre
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se tri institucioneve vitale të Kos...
-
Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr statistika e krahasime e ku sipas tij ko...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...