Sport

Zola zbulon “sekretet” e Hazard: Ja si duhet ta trajtojë Real Madridi

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 28 June 2019

Eden Hazard është një lojtar me talent të pabesueshëm, që e meriton mundësinë për ta treguar veten te Real Madridi. Kështu thotë legjenda e Chelsea, Gianfranco Zola. Ylli belg përfundoi në “Santiago Bernabeu” kësaj vere, për shumën e 100 milionë eurove. Ai nuk e kishte mbajtur sekret dëshirën për ta veshur fanellën e bardhë, një ëndërr fëmijërie për të, pas shtatë vitesh produktive në “Stamford Bridge”.

Duke folur për “AS”, Zola nënvizoi: “Real Madridi ka blerë një lojtar fantastik. Sezonin e fundit, ai ishte një lojtar i pabesueshëm. Edhe si njeri, i tillë është. Chelsea humbi një lojtar kyç, ndërsa Real Madridi e fitoi. I uroj atij më të mirën, të paraqitet në Madrid si me Chelsea. Kjo është ajo që meriton. Jam i bindur se do t’i shkojë mirë kjo eksperiencë e re. Aftësitë e tij nuk lënë vend për dyshime. La Liga do të jetë e mirë për të.

Sezonin e fundit mësoi shumë dhe u përmirësua, mësoi të luante më tepër me ekipin. Sezonin e kaluar ishte shumë i mirë, mori pjesë në afërsisht 40% të golave. Jo vetëm duke shënuar, por edhe duke dhënë asiste. Ai ishte me të vërtetë i mirë, numrat e tij ishin të pabesueshëm.

-Advertisement-

Disa liderë flasin shumë në dhomën e zhveshjes, disa të tjerë në fushën e lojës, bëjnë veprime që kontribuojnë në gjëra të rëndësishme, vendosin ndeshjet e mëdha. Ai është një futbollist i madh për Real Madridin. Këshilla më e mirë që unë mund t’i jap është që të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani. Pjesa tjetër do të vijë.

Ne kemi diskutuar shumë rreth futbollit dhe Eden më thoshte gjithnjë se performon më mirë kur argëtohet në fushë. Unë shpresoj që këtë mjedis ta gjejë edhe Madrid. Nëse i krijohet ky habitat, pjesa tjetër do të vijë natyrshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera