Lajme

Zogiani: Vetëm VV mund t’i jap fund pushtetit në Fushë-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 17 September 2017

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë se qytetarët do të duhej ta largonin administratën në Fushë Kosovë edhe me protesta për shkak të gjendjes në institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Zogiani për KosovaPress ka thënë se me kandidimin e tij qytetarët e Fushë-Kosovës i kanë parë me shpresë se më në fund po i vjen fundi pushtetit i cili nuk ka punuar mirë.

Me planin e tij qeverisës, Zogiani ka premtuar një administratë të përgjegjshme që prioritet i ka qytetarët e jo bizneset.

-Advertisement-

Zogiani: Po i vjen fundi pushtetit që nuk ka punuar

“Kam parë që këtu kërkohet një sfidim serioz edhe një kandidat, këtë administratë edhe unë kam menduar që nuk ka ndonjë parti ose ndonjë kandidatë tjetër që mund ta bëjë këtë përveç se Vetëvendosjes, përkatësisht kandidatura ime, kështu që njerëzit e kanë parë kandidimin tim me shpresë, unë shoh për ditë njerëz që kanë shpresë se më në fund po vjen përfundimi i një pushteti që nuk ka punuar mirë…. Qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës së pari do të kenë një administratë të përgjegjshme, një administratë që shef prioritet e tyre e jo të bizneseve që janë të lidhura me komunë, deri sot kudo që shef, shef që janë implemtu interesat e bizneseve e jo të qytetarëve ”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se humbjen në këto zgjedhje e ka nuhatur edhe pushteti aktual, prandaj kanë filluar të punojnë në kohë fushate duke bërë se kinse po kujdesen për interesat e qytetarëve.

Zogiani ka thënë se ka vendosur t’i hyjë garës për kryetar të Fushë-Kosovës për shkak se Vetëvendosje ka një mentalitet të ri politik i cili mund të sjellë ndryshime në këtë komunë.

Zogiani: Vetëvendosje mentalitet të ri politik

“Sepse Vetëvendosje përfaqëson një mentalitet të ri politik, do me thënë kemi të bëjmë me një mentalitet që është pa, nëse asnjë gjë tjetër nuk ka ndodh ta supozojmë për shembull me Prishtinë, atëherë kush do që shkon në qendrat klinike për mjekësi familjare e sheh që është një ndryshim i jashtëzakonshëm,…Unë mendoj që Vetëvendosje si e tillë përfaqëson një gjeneratë të re edhe një mentalitet të ri politik, kështu që kjo është një garancë, tjetra është ekspertët që mblidhen. Unë kam qenë i befasum në momentin që kam ardhur në zyrë edhe kam paralajmëruar kandidimin tim, unë jam befasuar prej numri të ekspertëve për me ndihmu, për me analizuar situatën për me dhanë kontributet e ekspertëve”, tha ai.

Ai tha se për 12 vite Fushë-Kosova ka pasur të njëjtin pushtet i cili ka kriza qeveritare, dhe që qytetarët do të duhej me protesta ta kërkoni dorëheqjen e kësaj administrate.

Zogiani: Pushtet që ka kriza qeveritare

“Sepse Fushë-Kosova ka një pushtet qe 12 vjet, të njëjtit njerëz, të njëjtit drejtor vetëm kalojnë nga një zyre tek tjetra sepse Fushë-Kosova nuk ka investime përveç se ka ndërtuar asfalt, ka krizë të jashtëzakonshme qeveritare, unë bile kur e kam parë situatë në teren kam thënë edhe po të mos kishte zgjedhje, qytetarët e Fushë-Kosovës do të duhej të qoheshin, duhej të kërkonin shkarkimin e kësaj administrate, gjendje në të cilët janë institucionet shëndetësore, arsimore në Fushë-Kosovë jep arsye për qytetarët e Fushë-Kosovës me kërkuar edhe me protesta dorëheqjen e administratës aktuale, tash iu kemi dhënë shansin që me votë me bë këtë ”, tha ai.

Shtyllat kryesore në të cilat do të fokusohet programi i tij qeveris janë përmirësimi i gjendjes së arsimit, shëndetësisë dhe ujësjellësit, pasi sipas Zogianit këta sektor janë në gjendje alarmante.

Zogiani: Ujësjellësi, arsimi dhe shëndetësie në gjendje alarmante

“Sigurisht që janë disa sektor më emergjent, për shembull problemi i ujit, është një problem për të cilin ka premtuar kryetari aktual në një nga intervistat e tij në 2009 që do ta rregulloj do me thënë janë bërë 8 vjet që nuk ka bërë asnjë gjë. Problem tjetër është arsimi, në Fushë-Kosovë shkolla ka qenë konkurrente nga kualiteti me Prishtinë…. tash unë shoh prindër që dëshpërohen shumë kur janë të detyruar me i regjistruar fëmijët për shkak të kërkesës gjeografike me regjistruar në shkollë të mesme në Fushë-Kosovë, thjeshtë i kap paniku për të ardhmen e fëmijëve të tyre, natyrisht ka sektor të tjerë për shembull shëndetësia është në gjendje alarmante, janë braktisur objektet ekzistuese për shembull një gjë skandaloze prapë po them do të duhet vetë administrata shëndetësore me kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie është se nuk ka ujë në qendrën klinike familjare”, tha ai.

Lidhur me planin urbanistik për qytetin e ngulfatur të Fushë-Kosovës, Avni Zogiani ka thënë se me qeverisjen e tij do të ndërprehet ndërtimi për një kohë të caktuar.

Ai po ashtu tha se për pushtetin aktual të Fushë-Kosovës në rend të parë janë interesat e kompanive ndërtuese duke i lënë anash interesat e qytetarëve.

Zogiani: Do të ndërprehen ndërtimet në Fushë-Kosovë

“Hapi i parë mendoj unë që duhet të bëhet është të ndalen këto praktika sipas gjasave të ndërprehet ndërtimi një herë për një herë, të bëhet një shikim i terrenit edhe pse ne e kemi parë terrenin ka grupe ekspertësh që e kanë analizuar situatën edhe situata është alarmante, do me thënë për tërë këto kohë të ndërtimit në plan të parë për komunën e Fushë-Kosovës kanë qenë interesat e kompanive ndërtuese edhe nuk janë marrë fare me interesin e qytetarëve, nuk ka hapësira të gjelbra, nuk ka parkingje, nuk ka vende ku qytetari mundet me kaluar kohën e lirë përveç se në kafe”, tha tutje ai.

Ndërsa, mungesa e eksperiencës në politikë thotë se nuk ia ka siguruar vota për t’u zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e qershorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera