Zogiani i VV’së i krahason me derra gazetarët: Është si të luftosh me derrin, ti bëhesh i pistë, ai bëhet i pistë.

Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 18 April 2022
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i ftuar në emisionin Frontal të televizionin T7, duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se është gabim që institucionet të hyjnë në luftë me media.
Zogiani këtë e ilustroi duke krahasuar gazetarin me derrin, duke deklaruar se gazetarëve iu pëlqen të kenë reagime të tilla.
“Është gabim të futesh në luftëra të tilla, është një thënie e një gazetari amerikan ‘nuk duhet kurrë ta fillosh një luftë me media, të luftosh me gazetarin, është ngjashëm si të luftosh me derrin, ti bëhesh i pistë, ai bëhet i pistë.’ I pëlqen gazetarit, sepse në fakt mediat, gazetarët kanë dëshirë të kenë reagime të tilla” tha ai.
Madje sipas Zogianit, qasja e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, ndaj mediave, nuk është skandal i madh.
Sveçla gjatë së premtes, një pyetje të gazetares së një mediumi online, e kishte cilësuar si ‘budallallëk’.
“Unë mendoj që fjalët mund të zgjidhen gjithmonë më të përshtatshme, mirëpo nuk është skandal i madh të thuash ‘pyetje budallallëk’, në media ndërkombëtare në vazhdimësi ka reagime të ngjashme”, tha Zogiani.
Në këtë intervistë në T7, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që ndodh shpesh që mediat në Kosovë- madje edhe në mënyrë të pavetëdijshme, të ndikohen nga ato në Beograd.
“Reagimi i mediave ka të bëjë me prerjen e financave nga paraja publike, tani megjithatë mendoj që mund të vazhdojë gjithë ky diskutim me njëfarë profili më të ultë, nuk mendoj që pushteti duhet t’i përgjigjet secilit raportim medial, është gabim me u përfshi në luftëra të tilla” u shpreh Zogiani.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...