Lajme

Zogaj tregon se çka do t’i zbulojnë sulmuesit e tij!

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 24 September 2017

Sokol Zogaj, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Kosovës ka folur për sulmin ndaj tij të ndodhur më 16 gusht të këtij viti, kur dy persona të panjohur e goditën atë me mjete të forta.

“Gjatë tërë karrierës sime, ky është sulmi më i rëndë dhe gjëja më makabre që më ka ndodhur deri më sot. Isha duke dalë nga banesa ime në orën 07:00 në mëngjes duke shkuar në punë si zakonisht. Dy persona, të cilët nuk i kam parë, më kanë sulmuar në hyrje ku është terr. Kanë filluar të më godasin me shkopinj. Krejt çka kam parë ishin shkopinj të bejsbollit me të cilët kanë filluar të më godasin”, tha Zogaj për KTV’në.

Tha se sulmuesit e tij do të zbulojnë ata që porositën rrahjen e tij.

-Advertisement-

“Ata njerëz që më kanë sulmuar dhe kanë rrezikuar jetën time dhe të familjes sime herët e a vonë do të ballafaqohen me ligjin. Ata janë disa sekserë, ndoshta me para kanë kryer punë për njerëz tjerë. Dikush qëndron mbrapa tyre dhe pres të shohim se kush do të del”, ka deklaruar Sokol Zogaj, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera