Lajme

Zogaj: Sistemi politik në Kosovë po “imponon” gjueti politike

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 21 July 2017

Për zhvillimet e ditës së sotme, nga takimi i deputetes së LDK-së Teuta Rugova dhe kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, analisti Petrit Zogaj, ka thënë se janë marrëveshje individuale e jo ndërmjet subjekteve politike.

Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, tha për Radion Evropa e Lirë se sistemi politik në Kosovë, por edhe rezultatet e zgjedhjeve, po e imponojnë një ‘gjueti’ politike të disa partive dhe deputetëve për të marrë vota që do të mundësonin krijimin e Qeverisë.

“Edhe deputetët e kanë mundësinë që individualisht të pajtohen për një program që do ta votonin në Kuvendin e Kosovës. Në këtë rast, (rastin me Teuta Rugovën) nuk po e shoh një gjë të tillë”, tha Zogaj.

-Advertisement-

Për analistin, Zogaj marrëveshje ndërmjet dy apo më shumë subjekteve politike, mund të konsiderohen normale nëse ka dakordim për një program qeverisës, kurse marrëveshjet individuale dhe të papublikuara lënë shije të keqe.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, nisma fillestare për formimin e Qeverisë i takon koalicionit PAN, që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Kandidati këtij koalicioni për postin e kryeministrit, është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krahas votave nga partitë e shumicës shqiptare, Haradinajt i mbetet të bisedojë edhe me partitë e komuniteteve pakicë, të cilat edhe ashtu janë kategori kushtetuese dhe duhet të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera