Lajme

Zogaj për rezultatin e VV’së: Debakël i paparë në 20 vjet

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 14 November 2021

Njohës i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas rezultatit të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Zogaj thotë se kjo humbje e Arben Vitisë është një debakël i paparë në 20 vjet në skenën politike.

“Kthejeni Benin minister te shentedetesise sepse pastaj ka me shku me vallezu ne dasma. Debakel i pa pare ne me shume se 20 vjet ne skenen politike te Kosoves”, tha Zogaj.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama 40.658 të votave, që nëse përkthehet në përqindje, i bie 51.07. Ndërkaq, Arben Vitia mori 38.958 vota, apo 48,93 për qind.

Të tjera