Zogaj i gatshëm të kandidoj për kryetar të Drenasit, fton Veselin të mos e nominoj Lladrovcin
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 17 August 2017
Partitë politike tashmë janë në fazën finale rreth kandidaturave për kryetar të komunave.
Partitë, kanë kohë edhe pesë ditë për të vendosur përfundimisht rreth kandidatëve.
Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk ka vendosur për kandidatin e saj në Drenas.
Në garë janë kryetari aktual, Ramiz Lladrovci dhe ish deputeti Bislim Zogaj.
Ky i fundit thotë se fillimisht ka pasur disa kandidatura nga dega e PDK-së, në këtë qytet për të kandiduar, por këto kandidatura janë tërhequr me kusht qe PDK të përcaktohet për emrin e tij si kandidat për kryetar.
“Fillimisht ka pasur disa kandidatura, por në fund janë pajtuar qe nëse PDK përcaktohet për emrin tim, ata janë tërhequr dhe do të jenë në mbështetje të kandidaturës time. Tani ka mbetur kandidatura e kryetarit aktual Lladrovci, i cili pretendon se do të jetë gjithsesi i nominuar. Por, besoj ky vetëbesim i tij nuk do të ketë mbështetje tek struktura e PDK-së, e cila definitivisht është përcaktuar të mos e mbështet Lladrovcin për shkak të veprimeve tij për aq kohë sa e ka menagjuar Drenasin e mbi të gjitha ndërprerjen n e bashkëpunimit apo injorimit të gjithë strukturës se PDK-së, dhe të njëjtën kohë sjellja e tij jo e mirë me qytetarët dhe bizneset”, ka thënë Zogaj për ‘Indeksonline’.
Ai pret reflektim nga kryesia e PDK-së në qendër, e cila sipas tij, është e vetëdijshme për pasojat me kandidimin e Lladrovcit për kryetar.
Zogaj, beson tek kreu i PDK-së, Kadri Veseli të cilin e ka ftuar publikisht të mos e nominoj Lladrovcin për kryetar, pasi thotë se nuk e gëzon mbështetjen e anëtarësisë se PDK-së, në Drenas.
Tutje, Zogaj ka folur për planet e tij nëse kandidohet si kryetar i Drenasit. Me Zogajn kryetar të Drenasit, ai thotë se çështja e infrastrukturës nuk do të jetë temë e diskutimit pas dy viteve qeverisje.
“Prioritet i prioriteteve për momentin është punësimi. Jam i sigurt qe brenda një viti të sjell investitor të jashtëm dhe Drenasi u krijon mundësi investitorëve të huaj për shkak të pozitës se saj strategjike të ketë investime të huaja. Besoj se në mandatin katër vjeçar nuk do të mbetet asnjë qytetarë i komunës se Drenasit i papunë. Në të njëjtën kohë, do t’ia kthej imazhin e mirë PDK-së në këtë komunë”, ka shtuar ai.
Krejt në fund, ai ka bërë me dije se nuk do të largohet nga PDK edhe në rast se nuk nominohet për kryetar të komunës.
“Shpesh herë po flitet se për shkak të pakënaqësive të kandidatëve për mos nonimin të kalojnë në parti tjera. Unë e deklaroj publikisht se jam i gatshëm të punoj për Drenasin, por nëse PDK përcaktohet për Lladrovcin nuk do ta ketë mbështetjen time, por nëse përcaktohet për ndonjë kandidat tjetër do ta ketë mbështetjen time. Do të mbetem në PDK për sa kohë qe të ekzistoj si parti”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me forcë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...
-
Osmani: Kosova në linjë me politikën e BE-së, të ecet përpara me statusin e vendit kandidat
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues t...
-
Çështja e dinarit, nesër takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryeneg...
-
Nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare me fillim pr...