Zogaj flet për projektet madhore në Kryeqytet: Nënkalimi, sheshi “Xhorxh Bush” e Lojërat Mesdhetare, prioritet i yni
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 12 May 2024
Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka thënë për Ekonomia Online se ndër projektet më të mëdha të vitit 2024 është nënkalimi i rrugës “Agim Ramadani” i cili do të lidhet me Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe pjesën e vjetër të Prishtinës.
Zogaj mes tjerash ka deklaruar se një tjetër projekt i madh është Bulevardi “Xhorxh Bush” dhe sipas tij, Prishtinës do ti shtohet një hapësirë e re me gjelbërim.
Nënkryetari Zogaj në këtë intervistë po ashtu ka bërë të ditur se janë duke përfunduar projektin e Fshatit Olimpik i cili do të vendoset në Bërrnicën e Poshtme. Ai ka shtuar se atje do të jetë edhe një stadium i madh i futbollit dhe stadiume të tjera të vogla të sporteve siç janë tenisi, sportet e ujit por edhe sportet e lojërave me dorë. Zogaj ka treguar po ashtu për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë.
“ Janë disa projekte të mëdha që i kemi në plan gjatë vitit 2024. Një prej tyre që po e potencojmë vazhdimisht është tuneli, apo nënkalimi i rrugës “Agim Ramadani” i cili në fakt veturat i fut në nënkalim. Kurse pjesa mbi mbetet e gjitha për këmbësorë dhe qytetarë të Prishtinës. Andaj do të lidhet shumë mirë Sheshi “Ibrahim Rugova” me këtë pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës dhe do të jetë një projekt risi e madhe. Gjithashtu ai projekt ndihmon gjithsesi në trafikun e komunikacionit sepse veturat futen nën dhe nuk kanë asnjë pengesë me këmbësorët dhe me autobusët”, ka thënë Zogaj për Ekonomia Online.
Zogaj ka theksuar se me rregullimin e Bulevardi “Xhorxh Bush” do t’ia shtojmë Prishtinës një hapësirë të re me gjelbërim për shëtitje. Ai ka folur edhe për tregun e gjelbërt për çka ka thënë se do të zhvendoset tek pjesa e vjetër e qytetit.
“ Projekt tjetër i madh që kemi gati për tenderim është edhe Bulevardi “Xhorxh Bush” apo Sheshi “Xhorxh Bush”. Projekti është veçse i gatshëm dhe pritet të dalë në tenderim gjatë javës së ardhshme apo javëve në vazhdim shumë shpejtë dhe do të jetë një prej risive të mëdha të Prishtinës. Po ia shtojmë Prishtinës një hapësirë të re, me gjelbërim, shëtitje shesh të ri. Pra lidhet prej “Grandit” deri tek Katedralja dhe do të jetë kështu një shesh i bukur një bulevard si i kryeqyteteve tjera botërore. Pastaj jemi duke e përgatitur projektin e platformës ndërlidhëse që e lidh lagjen Arbëria me qendrën e qytetit me Pallatin e Rinisë. Ai është një projekt që edhe kërkohet nga qytetarët shumë dhe i lidhë dy lagje që janë tash si me thënë të ndame me njëra tjetrën. Prandaj është një prej projekteve që ne po e presim me padurim. Gjithashtu tregu i gjelbërt tek pjesa e vjetër e qytetit në hapësirën ku ka qenë AKP-ja përpara, aty do të zhvendosim tregun e gjelbër gjatë këtij viti”, ka thënë Zogaj.
“Siç e dini ne kemi prezantuar një mori projektesh në Konferencën e investitorëve, andaj ka investitorë të jashtëm, të diasporës por edhe lokalë që kanë interesim me hy projekte me partneritet publiko-privat”, ka thënë mes tjerash ai.
Zogaj ka përkujtuar se këtë vit Prishtina është qytet i sportit deri sa ka folur edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë dhe përgatitjet që po bën komuna.
“Prishtina është edhe qytet i sportit në vitin 2024. Gjithashtu ne me mburrje të madhe themi që kemi fitu të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të ndodhin në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës po kryesisht në Prishtinë. Andaj gjatë 5 viteve të ardhshme do të investohet shumë në kapacitetet sportive apo si me thënë në salla të mëdha sportive. Ne jemi duke përfunduar projektin detaj të Fshatit Olimpik i cili do të vendoset në Bërrnicën e Poshtme dhe atje do të jetë edhe një stadium i madh i Futbollit dhe pastaj stadiume të tjera të vogla të sporteve të tjera siç janë tenisi, sporti i ujit por edhe sportet me top dore siç janë basketbolli, henbolli dhe kështu me rradhë”, ka deklaruar Zogaj për Ekonomia Online.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...