Lajme

Zogaj: Ende pa e themeluar si parti, Osmani e braktisi iniciativën e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 14 January 2021

Analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve, Petrit Zogaj, ka reaguar pasi Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë nënshkruar një marrëveshje politike për të garuar bashkë në zgjedhje.

Zogaj ka thënë se fakti që Vjosa Osmani ka pranuar që të garojë për presidente, nënkupton që nëse ajo do të zgjidhet presidente atëherë do ta braktisë iniciativën e saj që ende se ka shndërruar në parti.

“Vjosa paska thene qe po garon per presidente. Qe i bije, nese ajo zgjedhet presidente, duhet me dhene doreheqje prej iniciatives. Pra, ende pa u themelu si parti, Vjosa po e braktise iniciativen e saj”, ka shkruar Zogaj, raporton Express.

-Advertisement-

Ai e sheh Kurtin si fitues absolut të këtij koalicioni.

“Ne nderkohe, zgjedhjet jane parlamentare, e jo presidenciale, ama ne gare tash per postin e presidentit i kemi dy figura: Vjosen dhe Ramushin.

Me nje fjale, fituesi absolut i ketij koalicioni eshte Albini dhe LV”, ka përfunduar ai.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera