Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 30 September 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të tërheq forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën.
Vuçiq tha sot se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë vendkalimet kufitare me Kosovën.
“Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, tha presidenti serb Vuçiq, në një deklaratë për “Financial Times”.
Sipas mediave serbe, Vuçiq tha se paralajmërimet e Uashingtonit janë joproporcionale për shkak se numri i forcave serbe në terren po zvogëlohet.
“Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 njerëz afër vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000”, tha Vuçiq.
Ai tha se është “gënjeshtër e pastër” se Serbia po e dërgon ushtrinë në vijën administrative.
“Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të rrezikonte pozitën e saj në negociatat me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq.
Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar që kur më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan.
Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh.
Serbia pati dislokuar ushtrinë përgjatë kufirit me Kosovën dhe menjëherë ka nxitur reagimet e ndërkombëtarëve që i kanë kërkuar largimin. Të shtunën janë vënë re lëvizje tërheqëse, por ende s’ka zyrtarizim. NATO-ja ka shtuar forcat në veri. E, Qeveria e Kosovës ka thënë se në afërsi të kufirit është vendosur edhe artileria e rëndë e Ushtrisë së Serbisë./Telegrafi/

Të tjera
-
Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi
Disa punonjës të Zërit të Amerikës janë dërguar në pushim me pagesë, një ditë...
-
Rrugët dhe sheshet e Beogradit të stërmbushura me protestues, MPB serbe: 107 mijë pjesëmarrës
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësim...
-
Cakolli: Vonesa më e gjatë në shpalljen e rezultateve që nga 2010, menaxhim joadekuat me zvarritje të panevojshme
Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare t...
-
“E gjithë Serbia” dyndet në Beograd, pamje të tjera nga protesta masive kundër pushtetit
Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e ...
-
Protesta në Serbi: Autoriteteve u kërkohet t’i lejojnë gazetarët e huaj të punojnë
Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore ...
-
Marko Gjuriq kapet duke e shikuar protestën nga dritarja
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është filmuar duke par...
-
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka...
-
Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zg...
-
LDK siguron 20 mandate – emrat e deputetëve që ulen në Kuvend
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Protesta masive në Beograd, reagon Vuçiq
Në prag të protestës në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vëzhgua...