Sport

Zlatan Ibrahimovic në gjendje fizike të jashtëzakonshme, e dëshmojnë edhe mjekët

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 17 November 2020

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic, tashmë dihet se është në gjendje të jashtëzakonshme fizike, e këtë e dëshmon pothuajse në çdo paraqitje të tij, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe pse në moshë jo të re për të qenë futbollist, e sidomos për të pasur kondicionin që ai ka, Ibra e ka thënë disa herë që akoma nuk është në planet e tij pensionimi nga futbolli.

39 vjeçari kishte pësuar një lëndim para 4 vitesh ku ishte detyruar t’i nënshtrohej një operimi aspak të lehtë në gju.

-Advertisement-

Në të tilla raste, kur futbollistet pësojnë këso lloj lëndimesh, për shkak se rikuperimi merr shumë kohë të gjatë, zakonisht lojtarët pensionohen, por e njëjta nuk vlen për Ibren, edhe pse ishte 35 vjeçar.

Mjekët e qendrës mjekësore të Univeristetit të Pitsburgut kanë bërë një studim rreth lëndimit që suedezi kishte pësuar, si dhe për gjurin e tij.

Këta mjekë kanë deklaruar që lëndimi i futbollistit të Milanit ishte shumë i rëndë, por atij nuk i ka munguar vullneit për t’u rikuperuar.

“Ai dëmtim ishte shumë i rëndë, por po aq i shpeshtë te futbollistët. Pas një ndërhyrjeje të tillë 90 për qind e sportistëve mbi 35 vjeç do të ishin tërhequr. Ajo që bën dallimin tek Ibra është uria dhe vullneti i tij”.

Mjekët tutje e kanë konsideruar gjurin e Zlatan si ‘aspak real’ pasi këso dëmtime të rënda e bëjn të vështirë rikthimin në formë, ashtu siç është sulmuesi tani.

“Zlatani i ka fibrat e mrekullueshme e aq më tepër që gjatë karrierës nuk ka vuajtur dëmtime të rënda. Besimi që ka në vetvete e ndihmon të kapërcejë çdo vështirësi. Në suksesin e operacionit dhe të riaftësimit janë thelbësore tre aspekte: Që ndërhyrja të jetë kryer mirë, që rehabilitimi të jetë cilësor dhe që pacienti të ketë shumë këmbëngulje. Meritat këtu i takojnë Ibrës sepse shumë të tjerë në vendin e tij do të kishin varur këpucët në gozhdë”.

Të pyetur nëse futbollistet mund të kthehen në nivelet e mëparshme, ata thanë që çdo gjë është e mundur.

“Absolutisht po. Synimi është që pacientit t’i rikthehet forca që t’i lejojë të arrijë nivelet e pretenduara, pse jo edhe për t’i kapërcyer ato, por për mjekun është i nevojshëm edhe bashkëpunimi i të dëmtuarit.

Mendësia është thelbësore sepse shërimi nga një dëmtim i tillë kërkon sakrifica dhe heqje dorë nga disa gjëra të rëndësishme. Fakti që Ibra është marrë me tekuondo mund ta ketë ndihmuar në aspektin e disiplinës mendore në mënyrë që ai të arrijë të fokusohet në një objektiv e sidomos në arritjen e tij kundër çdo parashikimi. Pikërisht siç i ndodhi Zlatanit pas dëmtimit të vitit 2017”, kanë përfunduar mjekët.

Kujtojmë që Zlatan Ibrahimovic është 39 vjeçar dhe akoma vazhdon të jetë aktiv në futboll, madje një ndër lojtarët kyç të Milanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera