Lajme

Zjarrvëniet nuk kanë të ndalur: Kaq raste u shënuan për 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 26 March 2019

Zjarret janë shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi ato janë shpeshtuar dhe për këtë dëshmojnë edhe raportet policore.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar për 5 zjarrvënie në lokacione të ndryshme, ku në njërin rast është arrestuar edhe një person.

Kjo e fundit ka ndodhur në Istog, ku policia ndaloi të dyshuarin pasi kishte ndezur një zjarr me qëllim të pastrimit të arës, por zjarri më pas ka përfshirë edhe një shtyllë elektrike.

-Advertisement-

Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Dy raste të tjera të zjarrvënies janë raportuar në Kamenicë, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Në rastin e parë, një ankues ka thënë se pylli i tij është përfshirë nga zjarri, ndërsa në raportimin e dytë flitet për djegien e 1.60 ari male.

Policia ka marrë edhe një ankesë në Lipjan se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri pylli i ankuesit.

Ndërsa, mëngjesin e sotëm, pranë redaksisë së KosovaPress është raportuar për një zjarr në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku është kërkuar ndërhyrja e njësitit zjarrfikës.

Fatmirësisht në të gjitha rastet e mësipërme nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Ditë më parë, për shkak të rasteve të raportuara të zjarreve, reagoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj që tha se qeveria po analizon situatën dhe do të ndërmarrë hapa adekuatë për të parandaluar rastet e tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera