Lajme

Zjarri “zbret” në autostradën Lezhë-Milot, makinat kalojnë mes flakëve

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 18 July 2022

Dy vatra zjarri në pak orë kanë krijuar një situatë problematike në Lezhë, ku për pasojë dhjetëra hektarë me pyje janë djegur.

Abcnews.al mëson se flakët kanë “zbritur” në aksin Lezhë-Milot, tek kthesa e Tales.

Në vendngjarje ndodhet policia që po drejton trafikun e automjeteve. Ende nuk kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë automjetet.

-Advertisement-

Sakaq, flakët përhapen me shpejtësi për shkak se favorizohen nga era. Mësohet se zjarri rrezikon një magazinë aty pranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera