Lajme

Zjarri shkatërron një hotel buzë detit në Angli

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 22 November 2019

Një hotel i madh me pamje nga deti është përfshirë nga flakët në zonën e Eastbourne duke shkaktuar një panik të madh te klientët e tij dhe stafi.

Një numër i madh zjarrfikësish i janë përgjigjur alarmit për zjarrin e madh që përfshiu Claremont Hotel mëngjesin e kësaj të premteje. Autoritetet lokale raportojnë se aktualisht nuk raportohen persona të lënduar nga flakët. Rezidentët pranë hotelit u detyruan gjithashtu të braktisin banesat e tyre pasi flakët rrezikonin të përhapeshin.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri nisi në pjesën e pasme të hotelit dhe më pas u shpërnda me shpejtësi dhe në pjesën e përparme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera