Lajme

Zjarri shkatërron kornizën e katedrales Notre Dam

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 15 April 2019

E gjithë korniza e katedrales Notre Dam në Paris është djegur, nga një zjarr që ra gjatë ditës së sotme, deklaroi zëdhënësi i katedrales.

“Gjithçka është duke u djegur. Nga korniza, që njëra pjesë është e shekullit XIX dhe pjesa tjetër e shekullit XIII, nuk do të mbetet më asgjë”, u shpreh me keqrdhje Andre Finot.

“Tani duhet të shohim nëse kubeja, që mbron katedralen, do të preket apo jo”, shtoi ai

-Advertisement-

Nga ana tjetër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, anuloi një fjalim të rëndësishëm të parashikuar për sot në mbrëmje në përgjigje ndaj jelekverdhëve, do të shkojë në mjediset e Notre Dam në Paris, për të ndjekur nga afër operacionet e zjarrfikësve, njoftoi presidenca franceze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera