Zjarri në Londër: Numri i viktimave pritet të rritet, ambasada jep numrin emergjent për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 15 June 2017
Kulla rezidenciale Grenfell, u dogj e tëra një ditë më parë duke shkaktuar dhjetra viktima.
Siç raporton BBC edhe në ditën e dytë të kësaj ngjarjeje, zjarrfikësit janë duke punuar për të trajtuar zjarrin në ndërtesën e cila besohet të jetë 27 katëshe, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të shihni një përmbledhje të shkurtër rreth asaj se çka dihet deri tani për ngjarjen e djegies së kullës Grenfell në Londër:
Policia britanike thotë me trishtim se numri i të vdekurve “do të rritet”.
Rreth 70 persona u nxituan në gjashtë spitale, 18 në kujdesin intensiv.
Disa emra janë shfaqur si persona ende të zhdukur pas zjarrit në Grenfell Tower.
Kryeministrja britanike, Theresa May premton hetim të thellë dhe të duhur.
Dyzet motorë zjarri, dhe rreth 200 zjarrfikës merren me flakë; Shkaqet ende janë të panjohura dhe jozyrtare.
Numri i zyrës së fatkeqësive të emergjencave dhe Policisë së Shtetit – 0800 0961 233.
Ndërkaq edhe për kosovarët që gjenden të prekur në këtë lagje nga ky incident fatal, Ambasada e Kosovës në Britani ka vënë në dispozicion dhe numrin e telefonit të emergjencës për të raportuar nëse ndonjë kosovar gjendet në një ambient të tillë:
”Të pikëlluar thellë për humbjen e jetëve në zjarrin që kaploi Grenfell Tower. Shprehim ngushëllimet tona për viktimat dhe të lënduarit. Numri emergjent i Ambasadës për shtetasit e Kosovës: +447961064763”, shprehet Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.
Të tjera
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...