Lajme

Zjarri në Krushevë lë familjet në gjendje të mjerueshme

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 03 September 2017

Kafshë të djegura për së gjalli, grurë i djegur, rezerva ushqimorepër dimër të shkrumbosura, dhe gjashtë persona të lënduar.

Ky është bilanci i zjarrit të djeshëm, që pushtoi tre objektet e familjes Alili, në fshatin Belushin të Krushevës.

Si pasojë e këtij zjarri pa rezervaushqimore kanë më se 20 anëtarw të familjes Alili. Zjarri që vazhdonte të digjet edhe sot, shkrumboi tre kasollet me rezerva ushqimore të kësaj familjeje, ndërkohë që, flakët e zjarrit kishin përfshi edhe shtëpitë e tyre të banimit.

-Advertisement-

Banorët me lot në sy shpjegojnë ngjarjen e djeshme, ndërkohë që brenga e tyre tanimë nuk janë kasollet dhe shtëpitë e djegura, por fakti se, puna dhe bulmeti i gjithë verës që kanë punuar, iu është djegur dhe nuk kanë të ardhura të tjera për ta kaluar dimrin.

Dil i thash djalit shih…., po ndizet zjarri, unë e shifsha larg shtëpisë, por njëherë thanë shtëpia e këtij sepse unë nuke shihja mirë nga kodra atje po pastaj thanë kasollja jotë dhe e halimit digjet. Aty kisha kafshët kashtën, grurin kisha sëndëk të bletëve edhe ata janë djegur gjitha, skisha kafshët ku ti çoj- thotë Demirsha Alili, pronar i objektit të djegur.

Përveç skamjes dhe infrastrukturës së keqe, fshati Belushinë, përballet edhe me mungesën e ujit, edhe pse dikur njihej si fshati i 27 mullinjve, ku i gjithë rrethi vinin për të bluar grurin në këtë fshat. Bashkim Sulejmani. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera