Lajme

Zjarri në arkivën e stacionit në Drenas, IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 19 January 2021

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të PK’së pas zjarrit të djeshëm në zyrën e arkivit në stacionin policor të Drenasit.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar dje  për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policor janë ftuar edhe ekipet e  zjarrfikësve”, thuhet në njoftim.

Siç njofton IKP, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia.

-Advertisement-

“Zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes  dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia”, thuhet tutje.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtar policorë dhe një nga stafi civil i PK-së) lidhur me rastin e njëjtë.

Rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera