Lajme

Zjarri kaplon objektin e vjetër të QKMF-së në Rashan

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 10 September 2022

Objekti i vjetër i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Rashan të Mitrovicës është kapluar nga zjarri të premten.

Fakti se nuk ekziston më ky objekt po i mërzit banorët, pasi i njëjti gjatë luftës kishe shërbyer si shtab ushtarak.

Banorët e tjerë këtu morën trajtime deri në vitin 2011, kur më pas u ndërtua objekti i ri përkrah tij. As ky nuk u shpëtoi lehtë nga flakët.

-Advertisement-

“Objekti i ri ka qenë pak i përfshimë, zjarrfikësit e kanë kryer punën e tyre” , ka thënë Fevzi Sylejmani, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Mitrovicë.

Dëme në njerëz nuk pati, pasi ka tre vite që as objekti i ri nuk ka qenë funksional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera