Lajme

Zjarrfikësve të Kosovës iu paguhen mjetet për orët shtesë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 26 November 2020

Te enjten Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar 972 mijë euro për orët shtesë të zjarrfikësve.

Kjo është bërë e ditur nga Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Ky amandament për pagesën shtesë për zjarrfikësit e Kosovës u propozua në Kuvend nga vet Bajqinovci.

-Advertisement-

“Jam shumë i gëzuar që sot zjarrfikësve të Kosovës u janë paguar mjetet shtesë për rrezikshmërinë dhe angazhimin e tyre jashtë orarit të punës me vlerë prej 972 mijë euro. Amandamenti i propozuar nga unë dhe i aprovuar nga deputet para disa muajve sot më në fund po zbatohet”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera